Politike

"Keqardhje për kolegët që tentojnë të bashkojnë votat me Ramën"/ Bardhi: Presidentit të bëhet garant i Kushtetutës

12 Janar 2024, 14:50 Nga h.k
"Keqardhje për kolegët që tentojnë të
Gazment Bardhi

TIRANË- Gazment Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar të Opozitës ka folur për mediat pas mbledhjes së grupit. Bardhi ka folur mbi agjendën e opozitës në parlament, duke akuzuar mazhorancën si arrogante dhe i ka bërë thirrje Presidentit Bajram Begaj të jetë garant i Kushtetutës.

Nga ana tjetër ai është shprehur, se ndihej i keqardhur për disa kolegë të opozitës, që sipas tij kanë lënë të hapur tentativën për të bashkuar votat në parlament me forcën e drejtuar nga Edi Rama. 

BardhiNë vend të reflektimit për të kryer parlamenti funksionon e kontrollit parlament, mazhoranca i është përgjigjur me arrogancë, me ndryshime të njëanshme. Në emër të Grupit i bëj thirrje Presidentit të bëhet garant i kushtetutës.

Ky është funksioni i tij dhe duam të besojmë se Presidenti do të ngrohet në lartësinë e detyrës. Së dyti sa i takon reformës zgjedhore, doli qartë skenari i pozitës se pse kërkon të mbajë të bllokuar punën përmes përcaktimit prej tyre të përfaqësuesve të pozitës në Komision, sepse Rama do ta trajtojë reformën si mall që shitet në treg, përmes trafikimit të votave opozitare. Shpreh keqardhje që një pjesë e vogël e kolegëve konfirmuan dje që janë në këtë tentativë.

Mu kujtua i njëjti justifikim i 2020, deputetë që nuk përfaqësonin opozitën reale, në emër të listave të hapura, shkuan në Kuvend dhe bashkuan votat me Ramën, për të hequr koalicionet. Që ishte formula që i jepte fitoren opozitës. Skenar i dalë bojë tashmë.

 

gazment bardhi

Sondazh

Poll