Politike

Mandati i Ahmetajt, KQZ: I kalon Plarent Ndrecës, Bici e refuzoi

Gjatë mbledhjes së sotme, u vendos që mandati i Ahmetajt t'i kalojë Ndrecës, pasi Dallandyshe Bici e refuzoi.

12 Janar 2024, 11:34 Nga I.A
Mandati i Ahmetajt, KQZ: I kalon Plarent Ndrecës, Bici e refuzoi
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka kaluar mandatin e Arben Ahmetajt, Plarent Ndrecës. Gjatë mbledhjes së sotme, u vendos që mandati i Ahmetajt t'i kalojë Ndrecës, pasi Dallendyshe Bici e refuzoi. KQZ në mbledhjen e kësaj të premteje, theksoi se për marrjen e mandatit të njoftohet Plarent Ndreca, i radhës në listën e kandidatëve të PS-së për zgjedhjet e 2021-shi, ku mori 4008 vota.

Ahmetajt iu ndërpre mandat për shkak të mungesës për 6 muaj në seancat plenare pa arsye. Ai akuzohet nga Prokuroria e Posaçme Kunër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK për veprat penale: pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe korrupsion pasiv; të lidhur me të ashtuquajturën afera e incineratorëve. Vetë Ahmetaj pretendon se nuk ka lidhje, por kërkon nga SPAK që të hetojë lidhur me sigurimin e fondeve, duke dhënë kështu detaje lidhur me ku duhet që të fokusohen hetimet. Aktualisht ai ndodhet në kërkim nga GJKKO-ja, ndërsa avokatët e tij pretendojnë se është në Britaninë e Madhe.

ilirjan celibashi arben ahmetaj plarent ndreca dallendyshe bici

Sondazh

Poll