Politike

SPAK jep pretencën për Safet Gjicin, kërkon 4 vite e 6 muaj burg për ish-kryebashkiakun e Kukësit

Ndërkohë që Gjici ka kërkuar gjykim të shkurtuar dhe përfiton 1 vit e 6 muaj burg ulje dënimi.

12 Janar 2024, 12:32 Nga I.A
SPAK jep pretencën për Safet Gjicin, kërkon 4 vite e 6 muaj burg
Safet Gjici

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka shpallur pretencën për ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjicin për videoskandalin seksual. SPAK i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme dënimin e Gjicit me 4 vite e 6 muaj burg. Ndërkohë që Gjici ka kërkuar gjykim të shkurtuar dhe përfiton 1 vit e 6 muaj burg ulje dënimi, duke e çuar dënimin në 3 vite. Ndërsa për Alma Kaçin, SPAK ka kërkuar 1.6 vite burg. Por me gjykim të shkurtuar ajo përfiton 1 vit burg.

Safet Gjici u vu në pranga për "korrupsion pasiv", pasi dyshohet se ka favorizuar Alma Kaçin, duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet. Vetë 40-vjeçarja ka pranuar se donte nga Gjici tenderin e qenve, ndërsa ish-kryebashkiaku ka thënë se nuk e ka shkelur ligjin. 

safet gjici alma kaçi

Sondazh

Poll