Politike

Ashpërsimi i masës së sigurisë, avokati i Berishës tërheq vendimin e GJKKO-së

Në vendim thuhet se ky ashpërsim i masës së sigurisë ka ardhur pasi Berisha nuk ka respektuar ligjin duke mos u paraqitur në Gjykatë, sipas masës që ishte caktuar më herët

12 Janar 2024, 10:42 Nga N.F

Ashpërsimi i masës së sigurisë, avokati i Berishës

Sali Berisha

TIRANË- Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj ditën e sotme është paraqitur në ambientet e GJKKO-së ku ka tërhequr vendimin në lidhje me ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj kreut të PD-së. Në vendim thuhet se ky ashpërsim i masës së sigurisë ka ardhur pasi Berisha nuk ka respektuar ligjin duke mos u paraqitur në Gjykatë, sipas masës që ishte caktuar më herët. Ky vendim i Berishes është cilësuar si mosbindje ndaj autoritetit të gjykatës.

Sipas Gjykatës së Posaçme, Berisha është në mënyrë të qëllimshme nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës për t’u paraqitur në SPAK.

“Sali Berisha, nuk është paraqitur asnjë arsye e qenësishme që të justifikojë shkeljen e detyrimeve të përcaktuara në vendimet e gjykatës. Pretendimi i kërkuesit se arsyeja e moszbatimit të vendimit të gjykatës, lidhet me argumentimin se duhet të ishte dhënë autorizim nga Kuvendi i Shqipërisë për heqjen e lirisë së tij, para se të caktoheshin masat e sigurimit... , nuk qëndron, për sa kohë ligji ka parashikuar në mënyrë të qartë të drejtat dhe detyrimet e palëve në këtë situatë faktike: të drejtën e ankimit ndaj vendimit të gjykatës, por edhe detyrimin për ta zbatuar atë"

Berisha pretendon se arsyet e masave të sigurimit ndaj tij janë politike në dëm të liderit të opozitës dhe aksionin politik përshkallëzues.

GJKKO mori vendim me 30 dhjetor që Berisha, i cili akuzohet për çështjen Partizani, të lihet në masën e sigurisë 'arrest shtëpie'. Kjo masë sigurie u kërkua nga prokurorët e SPAK, pasi Berisha nuk respektoi masën e sigurisë detyrim paraqitje të vendosur më para. Në kërkesën e SPAK për GJKKO, theksohet se Berisha duhet të izolohet plotësisht dhe duhet që të komunikoj vetëm me familjarët e ngushtë. Po ashtu SPAK kërkoi që dera e banesës së Berishës, të ruhet me polici.

sali berisha gjkko masa e sigurisë

Sondazh

Poll