Politike

Parkim i paligjshëm, Ilir Beqaj gjobitet sërish nga Policia Bashkiake para SPAK

Kjo është hera e dytë që Beqaj gjobitet para Prokurorisë së Posaçme për parkim të paligjshëm.

12 Janar 2024, 09:51 Nga I.A
Parkim i paligjshëm, Ilir Beqaj gjobitet sërish nga Policia Bashkiake
Makina qe perdor Beqaj

TIRANË- Makina që përdor ish-Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është gjobitur sërish ditën e sotme. Kjo është hera e dytë që Beqaj gjobitet para Prokurorisë së Posaçme për parkim të paligjshëm.  Beqaj është thirrur në Prokurorinë e Posaçme ditën e sotme për tu marrë në pyetje së bashku me avokatin e tij Ermal Yzeiraj, për koncesionin me vlerë 100 mln euro të sterilizimit.

Parkim i paligjshëm, Ilir Beqaj gjobitet sërish nga Policia Bashkiake
Makina

Deri tani nga hetimi i SPAK ai është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro, pas arrestimit në gusht të këtij viti të biznesmenit Ilir Rrapaj dhe zëvendësit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj./Dosja.al

ilir beqaj ermal yzeiraj

Sondazh

Poll