Aktualitet

Përfshihet nga flakët makina e parkuar në Pogradec, dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:35 në Gur të Kuq pranë stacionit të trenit.

12 Janar 2024, 14:36 Nga N.F
Përfshihet nga flakët makina e parkuar në Pogradec, dyshohet se
Makina e djegur

POGRADEC- Një makinë e parkuar është djegur ditën e sotme në Pogradec në Gur të Kuq. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:35 në Gur të Kuq pranë stacionit të trenit. Sipas njoftimit të policisë nuk ka të lënduar dhe se shkak i zjarrit dyshohet të jetë aksidental. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit. Në zonë ndodhet edhe një mjet zjarrfikës që po bën të mundur shuarjen e flakëve në mjet.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Më datë 12.01.2024, rreth orës 13.35, në Gur të Kuq, pranë stacionit të trenit, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar të shtetasit S. S., banues në fshatin Memëlisht, Pogradec. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale. Si pasojë, nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

zjarr makine pogradec

Sondazh

Poll