Aktualitet

Hidhnin baste sportive për mes telefonave, vihen në pranga tre të rinjtë në Tiranë

Sipas njoftimit të policisë tre të rinjtë vinin baste përmes telefonave.

12 Janar 2024, 12:07 Nga N.F
Hidhnin baste sportive për mes telefonave, vihen në pranga tre të
Skedina

TIRANË- Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë pasi u evidentua nga policia një rast i vënies së basteve sportive. Sipas njoftimit të policisë tre të rinjtë vinin baste për mes telefonave. 

Policia ka sekuestruar aparatet celularë që të rinjtë përdornin për këtë veprimtari të paligjshme.

Njoftimi i plotë: 

Komisariati i Policisë Nr. 4, në kryeqytet ka goditur tre raste të organizimit të lojërave të fatit. Bëhet me dije se në pranga kanë përfunduar 3 shtetas, ndërkohë që janë sekuestruar dhe aparatet celularë që të rinjtë përdornin për këtë veprimtari të paligjshme. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë vijuar kontrollet dhe si rezultat, kanë evidentuar dhe goditur 3 raste të vënies së basteve sportive, me aparate celulare.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Beluë Hatib”, shërbimet e Policisë gjetën të hapura në celularët e shtetasve R. H., 26 vjeç, D. J., 26 vjeç, dhe A. K., 27 vjeç, faqe që shërbejnë për vënien e basteve sportive. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tyre dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme

tirane baste arrestim

Sondazh

Poll