Aktualitet

Vodhi një makinë dhe e shiti, arrestohet 42-vjeçari në Elbasan

Ende nuk dihet shkaku pse 42-vjeçari e ka bërë këtë veprim.

12 Janar 2024, 12:11 Nga E.d
Vodhi një makinë dhe e shiti, arrestohet 42-vjeçari në
Foto ilustruese

ELBASAN- Nje 42-vjeçar është arrestuar për vjedhjen e një automjeti. 42-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se se ka vjedhur një automjet në parkingun e firmës ku ai punonte dhe më pas e ka shitur atë. Ende nuk dihet shkaku pse 42-vjeçari e ka bërë këtë veprim.

Njoftimi i Policisë:

DVP Elbasan Vodhi një automjet, në parkingun e firmës ku punonte, dhe më pas e shiti atë, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim D. B., 42 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se më datë 09.01.2024, kur ka qenë i punësuar ekonomist në një firmë për përpunimin e betonit, ka vjedhur një automjet të parkuar në parkingun e kësaj firme dhe më pas e ka shitur atë.

policia e elbasanit

Sondazh

Poll