Aktualitet

Plas sherri mes çiftit në Peqin, dhunojnë njëri-tjerin, procedohen penalisht të dy

Sipas njoftimi të policisë procedimi ka ardhur pasi kanë dhunuar njëri-tjetri

12 Janar 2024, 12:25 Nga N.F
Plas sherri mes çiftit në Peqin, dhunojnë njëri-tjerin,
Foto ilustruese

PEQIN- Një çift bashkëshortësh janë proceduar penalisht ditën e sotme në Peqin. Sipas njoftimi të policisë procedimi ka ardhur pasi ata kanë dhunuar njëri-tjetrin. Më tej në njoftim bëhet me dije se 40-vjeçari me incialet F. B. dhe gruaja e tij me inicialet H.B kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjerit, për motive të dobëta.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. B., 40 vjeç dhe për bashkëshorten e tij, shtetasen H. B., banuese në Peqin, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjerit, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

dhunë peqin procedim

Sondazh

Poll