Aktualitet

EMRAT/ Thasë me drogë gati për shitje, arrestohen babë e bir në Malësinë e Madhe

Të arrestuarit sipas njoftimit të policisë janë babë e bir përkatësisht 63-vjeçari, Paulin Dekaj dhe 35-vjeçari, Alfred Dekaj.

12 Janar 2024, 11:54 Nga N.F
EMRAT/ Thasë me drogë gati për shitje, arrestohen babë e bir
Thes me drogë

MALËSI E MADHE- Dy persona janë vënë në pranga ditën e sotme pasi në banesën e tyre iu gjetën sasi të konsiderueshme kanabis. Të arrestuarit sipas njoftimit të policisë janë babë e bir përkatësisht 63-vjeçari, Paulin Dekaj dhe 35-vjeçari, Alfred Dekaj.

Nga kontrollet e kryera në banesë dhe përreth u gjetën rreth 26.4 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, gati për t’u shitur. 

Njoftimi i plotë:

Si rezultat i admimistrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se 2 shtetas mbanin në banesën e tyre, në fshatin Vukpalaj, sasi të konsiderueshme lënde narkotike cannabis sativa, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe organizuan punën në kuadër të planit operacional antidrogë të koduar “Tempulli” dhe finalizuan operacionin policor të koduar Vukpalaj”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit Paulin Dekaj 63 vjeç dhe Alfred Dekaj 35 vjeç (babë e bir). Nga kontrollet në ambientet përreth banesës së të arrestuarve, u gjetën rreth 26.4 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, gati për t’u shitur. Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me një pajisje presimi, një peshore elektronike dhe qese për ambalazhim, të cilat u gjetën gjithashtu në këto ambiente.

malesi e madhe droge arrestim policia

Sondazh

Poll