Aktualitet

Posedonin armë dhe municione, arrestohen dy persona në Vlorë

Të arrestuarit kishin armë me vete dhe në automjet.

12 Janar 2024, 12:53 Nga N.F
Posedonin armë dhe municione, arrestohen dy persona në Vlorë
Foto ilustruese

VLORË- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Vlorë pas kontrolleve nga policia për armëmbajtje pa leje. Të arrestuarit kishin armë me vete dhe në automjet.

21-vjeçari me inicialet A. B. u ndalua pasi gjatë kontrollit në banesën e tij gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Ndërkohë 48-vjeçari me inicialet S. Ll. u ndalua pas kontrollit të automjetit që drejtonte në autostradën “Fier-Vlorë”, ku iu gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Policia ka sekuestuar 2 armët e zjarrit pistoletë, municioni luftarak dhe automjeti që drejtonte 48-vjeçari. Materialet procedurale për secilin rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore

vlore arrestim arme

Sondazh

Poll