Aktualitet

Grabitën nën kërcënimin e armës një postë në Greqi, arrestohen dy shqiptarët, në banesë u gjendet edhe drogë

Dy shqiptarët përkatësisht të moshës 37 dhe 41 vjeç sipas policisë së Atikës në datën 20 dhjetor kanë grabitur me dhunë një zyrë postare në vendin e quajtur Markopulo në afërsi të Athinës.

12 Janar 2024, 13:06 Nga N.F

Grabitën nën kërcënimin e armës një postë

Pamje nga grabitja

GREQI- Dy shqiptarë janë vënë në pranga nga autoritet greke pasi akuzohen për grabitje me dhunë të regjistruar në një zyrë postare. Dy shqiptarët përkatësisht të moshës 37 dhe 41 vjeç sipas policisë së Atikës në datën 20 dhjetor kanë grabitur me dhunë një zyrë postare në vendin e quajtur Markopulo në afërsi të Athinës.

Nën kërcënimin e një arme, ata grabitën një sasi parash dhe u larguan me një motor. Pas verifikimeve rezultoi se ata kanë kryer grabitjen dhe pas arrestimit të tyre u zhvilluan kontrolle në banesa ku u gjetën edhe veshjet dhe mjetet e përdorura për të kryer grabitjen. Gjatë kontrollit në banesë u gjet edhe një sasi prej 20 gramë metadon.

 

grabitje greqi shqiptar

Sondazh

Poll