Aktualitet

Akuzohet për shkelje ligji, shkarkohet drejtoresha e Kadastrës Sarandë

Shkak i shkarkimit dyshohet se është bërë shkelja e dispozitave në fuqi gjatë ushtrimit të detyrave funksionale.

12 Janar 2024, 11:15 Nga I.A
Akuzohet për shkelje ligji, shkarkohet drejtoresha e Kadastrës
ASHK

SARANDË- Drejtoresha e Kadastrës së Sarandës Aida Deni është shkarkuar nga puna mëngjesin e sotëm. Mësohet se ky vendim ka ardhur pas denoncimit të bërë publik mbrëmjen e kaluar në emisionin Stop në Tv Klan.

Shkak i shkarkimit dyshohet se është bërë shkelja e dispozitave në fuqi gjatë ushtrimit të detyrave funksionale. Nuk dihet ende se kush do ta zërë vendin e saj në krye të këtij institucioni. Demi e ka mbajtur këtë post që nga muaji shtatori i vitit 2021.

aida deni

Sondazh

Poll