Sport

Mesfushori Nemaja Matic thyen heshtjen, sqaron “arratisjen” e tij!...

Nemanja Matic, mesfushori i Rennes, ka bërë një bilanc të situatës së tij familjare dhe profesionale!

12 Janar 2024, 11:30 Nga DOSJA

Mesfushori Nemaja Matic thyen heshtjen, sqaron “arratisjen” e

FRANCE - Prej disa ditësh po dalin shumë informacione për Nemanja Maticin. Ndërsa Stade Rennes komunikoi dje dhe shprehu keqardhje për qëndrimin e lojtarit të tij, ndërkohë që ky i fundit, i ka bërë të qarta gjërat në Instagram:

“Të dashur mbështetës, do të doja t'i jap fund spekulimeve dhe të them se verën e kaluar, u nderova nga ftesa e Stade Rennes për të qenë një pjesë e rëndësishme e këtij projekti ambicioz, i cili kishte nevojë për një lojtar me karakteristikat dhe përvojën time.

Unë thjesht mund të konfirmoj se klubi ynë është bërë një klub i jashtëzakonshëm, veçanërisht për të rinjtë. Fatkeqësisht, për fajin tim, nuk arrita të pajtoj jetën ime private me jetën time profesionale. Nuk arrita t'i regjistroja femijet e mi në një shkollë ndërkombëtare, të cilën e kishin ndjekur që në fillimet e shkollimit.

Prandaj u largova për 3 ditët e fundit për të zgjidhur këtë problem të madh për mua dhe familjen time. Sot do të kthehem në Rennes, ku do të diskutojmë me klubin për të vendosur për hapat e ardhshëm."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll