Sport

Max Allegri bëhet ‘anëtar’ i “Klubit 400”: vetëm Lippi dhe Trapattoni e kalojnë atë...

Vetëm Lippi (405) dhe Trapattoni (596) kanë kaluar tashmë këtë vijë të finishit mes trajnerëve të Juventusit.

12 Janar 2024, 10:30 Nga DOSJA

Max Allegri bëhet ‘anëtar’ i “Klubit 400”:

ITALI - Me ndeshjen e Juventusit, kundër Frosinone në Kupën e Italisë, trajneri Massimiliano Allegri kalon vijën e finishit prej 400 stolash në skuadrën bardhezi.

Ndeshja kundër Frosinone ishte e 400-ta e Massimiliano Allegrit në krye të Juves në të gjitha garat. Vetëm Lippi (405) dhe Trapattoni (596) kanë kaluar tashmë këtë vijë të finishit mes trajnerëve të Juventusit. 

Max Allegri ka fituar 265 nga 400 ndeshjet e zhvilluara (66%). Kjo është raportuar nga faqja e specializuar Opta.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll