Sport

Kupa e Italisë / Juventusi është gjysmëfinalistja e fundit! - VIDEO

Bardhezinjtë mundën në stadiumin e tyre “Alianz” Frosinonen me rezultatin e pastër 4-0 për të kaluar në fazën tjetër të këtij aktiviteti.

11 Janar 2024, 23:50 Nga DOSJA
Kupa e Italisë / Juventusi është gjysmëfinalistja e fundit!

ITALI - Pas Fiorentinës, Lazios dhe Atalantës, është Juventusi skuadra që ka arritur të kualifikohet e fundit në fazën gjysmëfinale të Kupës së Italisë për edicionin 2023/2024.

Në “Allianz Stadium” gjithçka u bë e lehtë për skuadrën e Allegrit, e cila mundi me rezultatin e thellë 4-0 Frosinonen dhe u përgatit për t'u përballur me Lazion në turin tjetër të trofeut të dytë për nga rendësia në futbollin Italian.

Në Torino Milik është protagonisti i madh i mbrëmjes. Në pjesën e parë polaku e zhbllokoi rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë dhe dyfishoi rezultatin me këmbën e majtë pas një asistimi nga McKennie. Më pas në pjesën e dytë numri 14 i Juventusit shënoi një hat-trick duke përfituar nga një gabim i Cerofolinit dhe Yildiz dërgoi për herë të katërt topin në rrjetën kundërshtare pas asistit të McKennie . 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll