Sport

"Ai ndoshta do të flerë në dhomat e zhveshjes”. Futbollisti i ri e befasoi Jurgen Klopp, i cili e quajti "i jashtëzakonshëm"

Liverpool mposhti Fulhamin në shtëpi, me rezultat 2-1, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Ligës angleze.

12 Janar 2024, 09:30 Nga DOSJA

"Ai ndoshta do të flerë në dhomat e zhveshjes”.

ANGLI - Londinezët hapën rezultatin përmes Willian, në minutën e 19-të. Liverpool, pa golashënuesin më të mirë Mohamed Salah, i cili u largua për në Kupën e Kombeve të Afrikës, rivendosi barazinë përmes Curtis Jones (68’), dhe më pas shënoi golin e fitores me Cody Gakpo (70’). Për të dy golat e Reds, asistimet vendimtare u dhanë nga Darvin Nunez.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 24 janar, në Londër. Në gjysmëfinalen e dytë, në duelin Chelsea dhe Middlesbrough, në ndeshjen e parë skuadra nga liga e dytë fitoi me rezultat 1-0.  

Finalja e edicionit 2023-2024 të Kupës së Ligës së Anglisë, emri zyrtar i së cilës është Carabao Cup, do të zhvillohet më 25 shkurt, në stadiumin “Wembley”.

Jurgen Klopp i impresionuar nga Conor Bradley

Me skuadrën e shkatërruar nga dëmtimet apo mungesat për shkak të garave ndërkombëtare, trajneri gjerman u bëri thirrje lojtarëve të rinj për ndeshjen kundër Fulham.

Midis tyre ishte Conor Bradley, i cili zuri vendin e Trent Alexander-Arnold. 20-vjeçari britanik ka pasur një zhvillim mbresëlënës dhe Jurgen Klopp kishte fjalë lavdëruese për të. 

"Do të flejë mirë. Nuk jam i sigurt nëse në shtëpinë e tij, por ai ndoshta do të flejë në dhomën e zhveshjes. Ishte i jashtëzakonshëm. Çfarë djali! Karakter i jashtëzakonshëm, talent i vërtetë, potencial i lartë. Dhe ai është në skuadrën e duhur, të gjithë e duan dhe e respektojnë, duan që ai të ketë sukses, ai është shumë i mirë”,- tha trajneri i Liverpoolit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll