Sport

Çmenduri! Gjigantët e Premierligës janë gati të paguajnë 130 milionë për Osimhen

Nigeriani kuotohet në 110 milionë euro, sipas faqeve të specializuara.

12 Janar 2024, 08:30 Nga DOSJA

Çmenduri! Gjigantët e Premierligës janë gati të

ANGLI - Victor Osimhen (25 vjeç) është te Napoli që nga shtatori 2020. Nigeriani me 27 ndeshje dhe 20 gola është ende kontratë me napolitanët deri në fund të sezonit 2025/26.

Sipas “Fichajes”, Victor Osimhen ka një klauzolë ndërprerjeje të përcaktuar në kontratën e tij prej 130 milionë eurosh, çka është edhe çelësi i largimit të tij nga Napoli.

Burimi i cituar përmendi se Chelsea, skuadra që aktualisht zë vendin e 10-të në Premier League me 28 pikë të regjistruara, është gati të paguajë atë shumë për shërbimet e Victor Osimhen. Sulmuesi ka luajtur gjatë karrierës së tij futbollistike me ekipe të tilla si VfL Wolfsburg, RSC Charleroi, LOSC Lille dhe SSC Napoli.

Ai bëri më së shumti paraqitje për napolitanët, për të cilët ka zhvilluar 119 ndeshje, ku arriti të shënonte 67 herë emrin e tij në tabelë dhe të asistonte në jo më pak se 17 situata të ndryshme, në 8.500 minuta të kaluara me fanelën e Napolit.

Këtë sezon Napoli është i nënti në Serie A, me 28 pikë pas 19 ndeshjesh në ligën e parë të Italisë. Si rezultat, klubi deri më tani ka regjistruar tetë fitore, katër barazime dhe shtatë humbje.

Skuadra e Walter Mazzarrit tani përgatitet për duelin e Serie A kundër Salernitana të shtunën, më 13 janar, në orën 16:00.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll