Sport

Futbollisti i Kombëtares shqiptare ndryshon ekip në Itali, pas 8 vitesh!

Me Brescian realizoi ëndrrën për të debutuar në Serie A, teksa në total me këtë skuadër, ish-mesfushori i kombëtares shqiptare (7 ndeshje dhe 1 gol me kuqezinjtë) zhvilloi 143 ndeshje dhe shënoi 12 gola.

12 Janar 2024, 11:12 Nga DOSJA
Futbollisti i Kombëtares shqiptare ndryshon ekip në Itali, pas 8

ITALI - Emanuele Ndoji ndryshon skuadër por jo kampionat. Mesfushori shqiptar e mbylli me Brescian, duke zgjedhur transferimin te Lecco, skuadër që u rikthye në Serie B pas 50 vitesh. 27-vjeçari mirditor ndërpreu bashkëpunimin me Brescian gjatë ditës së enjte, dhe tani mungon vetëm zyrtarizimi i tij te Lecco.

Ndoji u bë pjesë e “Dallëndysheve” në janarin e vitit 2016. Kur u transferua në Rigamonti për 1.2 mln. euro. Atë sezon e mbylli te Roma U19, ndërkohë që kaloi edhe gjysmë edicioni në huazim te Cosenza (janar 2022-verë 2022).

Me Brescian realizoi ëndrrën për të debutuar në Serie A, teksa në total me këtë skuadër, ish-mesfushori i kombëtares shqiptare (7 ndeshje dhe 1 gol me kuqezinjtë) zhvilloi 143 ndeshje dhe shënoi 12 gola.

“E dashur Brescia, është e vështirë të gjesh fjalët për të shprehur gjithçka që ndjej tani. Pas gati 8 vitesh dhe 143 ndeshjeve të luajtura me këtë fanellë, ka ardhur koha për t’u ndarë. Është një përshëndetje plot emocione të përziera, por mbi të gjitha është një përshëndetje plot mirënjohje.

Kur mbërrita këtu, isha një djalë i ri me një ëndërr në zemër dhe Brescia më dha mundësinë për ta realizuar atë. Kam mësuar shumë gjatë kohës sime këtu, jo vetëm si futbollist, por edhe si njeri.

Kam takuar njerëz të mrekullueshëm, kam krijuar miqësi që do të zgjasin përgjithmonë dhe kam patur privilegjin ta mbaj veshur me krenari këtë fanellë.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll