Sport

ZYRTARE/ “Fluturon” sërish Bonucci, kalon nga Gjermania në Turqi…

Mbrojtësi u largua nga Union Berlin me synimin për të rifituar fanellën e kombëtares në prag të Kampionatit Europian

12 Janar 2024, 07:30 Nga DOSJA

ZYRTARE/ “Fluturon” sërish Bonucci, kalon nga Gjermania në

TURQI - Leonardo Bonucci është zyrtarisht një lojtar i ri i Fenerbahçes . Klubi turk përmes një postimi në Instagram zyrtarizoi nënshkrimin e mbrojtësit, i cili kështu largohet nga Bundesliga dhe Union Berlin, pas vetëm gjashtë muajsh. 

“Mirë se erdhe në familjen tonë, Leonardo Bonucci!”,- ishte mesazhi i publikuar nga kompania e Stambollit. Ish-lojtari i Juventusit ka nënshkruar kontratë deri në qershor me synimin për të rifituar fanelën e kombëtares në prag të Kampionatit Europian.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll