Sport

VIDEO / Do të jetë klasikja e madhe e futbollit spanjoll edhe finalja e Superkupës

Barcelona e mbylli kualifikimin me fitoren 2-0 pa qenë nevoja të shkohej në shtesë përballë Osasunës, ndaj së cilës mjaftoi goli i Robert Lewandowskit në minutën e 59-të dhe finalizimi i Yamal në shtesë.

11 Janar 2024, 22:07 Nga DOSJA
VIDEO / Do të jetë klasikja e madhe e futbollit spanjoll edhe finalja

ARABI SAUDITE - Të dielën, në orën 20:00, Reali i Madridit do të përballet me Barcelonën në finalen e Superkupës së Spanjës. Një finale klasike që të gjithë e prisnin që pas hedhjes së shortit.

Barcelona e mbylli kualifikimin (2-0) pa qenë nevoja të shkohej në shtesë përballë Osasunës, ndaj së cilës mjaftoi goli i Robert Lewandowskit në minutën e 59-të dhe finalizimi i Yamal në shtesë.


Në fakt, ishte një ndeshje e dominuar nga “blaugranat”, por që nuk u refektua me më shumë golat e shënuar.


Osasuna mbeti në lojë deri në kohën shtesë, kur talenti i Barcelonës, i shërbyer nga Felix, vulosi fitoren 2-0.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll