Sport

Skandal në Francë! Matic “dezerton” nga Rennes dhe përfundon në Londër...

Nemanja Matic (35), mesfushori serb i Rennes, është konfliktuar me zyrtarët e klubit.

11 Janar 2024, 19:02 Nga DOSJA

Skandal në Francë! Matic “dezerton” nga Rennes dhe

FRANCE - Matic, ish-lojtar i rëndësishëm te Chelsea, Manchester United, ose AS Roma, nënshkroi një kontratë dyvjeçare me Rennes në gusht. Serbi performoi vazhdimisht në pjesën e parë të këtij sezoni, por së fundmi vendosi të largohej në një ekip tjetër.

Matic vendosi në mënyrë të njëanshme të largohej nga Rennes dhe shkoi me familjen e tij në Londër. “Vendimi i tij ka tronditur klubin Rennes, duke pasur parasysh faktin se gjatë gjithë karrierës së tij ai është vlerësuar për profesionalizmin e tij dhe ka ndërtuar një CV mbresëlënëse”,- shkruajnë gazetarët e “Foot Mercato”.

Ndërkohë, në shtypin francez, u shfaq informacioni, se Nemanja Matic kishte rënë dakord me Olympique Lyon për një transferim këtë dimër dhe madje kishte regjistruar edhe fëmijët e tij në një shkollë të zonës. Megjithatë, duke pasur parasysh mënyrën se si ai “dezertoi”, Rennes nuk ka ndërmend ta lërë lojtarin të largohet, pasi ai ka kontratë deri në vitin 2025.

Rennes lëshoi ​​një deklaratë për shtyp, duke thënë se Matic kishte munguar në seancat e fundit stërvitore dhe do të sanksionohej për sjelljen e tij.

“Nemanja Matiç nuk u paraqit në seancat e fundit stërvitore. Kjo sjellje është krejtësisht e pakuptueshme për një lojtar me përvojë që ka ende kontratë deri në vitin 2025.

Përmendim se kemi ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për të integruar Nemanja Matiqin dhe ata në rrethin e tij këtu. Rennes gjithmonë është përpjekur t'u ofrojë lojtarëve kushtet më të mira në mënyrë që ata të kenë mundësi të shprehen në nivelin e dëshiruar në fushë. 

Klubi tani pret të dëgjojë shpjegimet e lojtarit dhe është i vendosur të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur interesat e tij”,- thotë Rennes.

Mediat franceze raportojnë se Rennes nuk e ka ndërmend ta lërë Matic të largohet nga klubi, ndaj mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me serbin këtë dimër.

Mesfushori ka luajtur 19 ndeshje për Rennes këtë sezon dhe ka dhënë tre asistime. Skuadra e tij është e 10-ta në Ligue 1.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll