Bota

Në gjendje të rëndë në spital italian, një i porsalindur rezultoi pozitiv për kokainë

Nëna është përdoruese droge, prandaj nuk mund të përjashtohet që transmetimi të ketë ndodhur nëpërmjet ushqyerjes me gji.

11 Janar 2024, 22:04 Nga A.TH
Në gjendje të rëndë në spital italian, një i
Spitali italian

ITALI- Një foshnjë tre muajshe u shtrua në gjendje të rëndë në spitalin Santobono në Napoli, pasi rezultoi pozitiv për kokainë. Zbulimi u bë dje nga mjekët e departamentit të pediatrisë të spitalit Ruggi në Salerno. Fëmija, në fakt, kishte mbërritur në urgjencën e pediatrisë në gjendje shumë të rëndë.

Mjekët arritën ta stabilizonin, duke marrë masa që ai të transferohej me ambulancë në Santobono ku ndodhet ende në spital. Analiza e urinës zbuloi se fëmija, i cili lindi tre muaj më parë në spitalin Ruggi ishte pozitiv për kokainë. Nga sa kuptohet nëna është përdoruese droge.

Prandaj nuk mund të përjashtohet që transmetimi të ketë ndodhur nëpërmjet ushqyerjes me gji. Rasti është denoncuar në Policinë e Shtetit, të cilët po punojnë për rindërtimin e ngjarjes.

spitali santobono

Sondazh

Poll