Bota

Vrasja e Sinoimatit me snajper, FNSH dhe RENEA kontrolle intensive në Vlorë, 3 të arrestuar

Mësohet se kontrollet po bëhen, për shkak të ekzekutimit të 23-vjeçarit Gëzim Sinomati me snajper mbrëmjen e së djelës.

11 Janar 2024, 20:41 Nga I.A
Vrasja e Sinoimatit me snajper, FNSH dhe RENEA kontrolle intensive në
FNSH

VLORË- Forcat operacionale, FNSH-ja dhe RENEA kanë nisur kontrolle intensive në të gjithë qarkun e Vlorës mbrëmjen e sotme. Mësohet se kontrollet po bëhen, për shkak të ekzekutimit të 23-vjeçarit Gëzim Sinomati me snajper mbrëmjen e së djelës.

Kontrollet po kryehen në çdo kryqëzim si dhe çdo rrugë kryesore që të çon dhe të nxjerr nga Vlora. Në kontrolle të imtësishme po përfshihen çdo makinë e dyshimtë. Dyshohet se si rezultat i kontrolleve janë arrestuar tre persona, të cilët mendohet se kanë lidhje me vrasjen e Sinomatit.

Si ndodhi ngjarja? 

Ngjarja ndodhi në qytetin bregdetar rreth orës 22:05 të mbrëmjes së 7 janar 2024 në rrugën “Hajro Çakërri”, afër poliklinikës qendrore. 23 vjeçari- Gëzim Sinomati u ekzekutua në ballkonin e banesës së tij, në katin e tretë të një pallati, ku kishte dalë për të pirë një cigare. Një nga pistat e hetimit është hakmarrja por dyshohet dhe ajo e trafikut të drogës apo konfliktet mes grupeve kriminale./Dosja.al

gezim sinomati

Sondazh

Poll