Bota

Oxfam vë alarmin/ Numri ditor i vdekjeve në Gazë, më i lartë se çdo konflikt tjetër i këtij shekulli

Sipas saj, ushtria izraelite po vret palestinezë me një normë mesatare prej 250 njerëz në ditë, numri më i lartë ditor i vdekjeve nga çdo konflikt tjetër madhor i viteve të fundit.

11 Janar 2024, 21:59 Nga A.TH
Oxfam vë alarmin/ Numri ditor i vdekjeve në Gazë, më i
Gaza

GAZA- Oxfam, një lëvizje globale që lufton varfërinë thotë se numri ditor i vdekjeve në Gaza është më i lartë se çdo konflikt tjetër i madh i shekullit të 21-të. Sipas saj, ushtria izraelite po vret palestinezë me një normë mesatare prej 250 njerëz në ditë, numri më i lartë ditor i vdekjeve nga çdo konflikt tjetër madhor i viteve të fundit.

Në një deklaratë të sotme, Oxfam tha se llogariti se numri mesatar i vdekjeve në ditë për Gazën është dukshëm më i lartë se çdo konflikt i madh i armatosur i fundit, duke përfshirë Sirinë (96.5 vdekje në ditë), Sudanin (51.6), Irakun (50.8), Ukrainën (43.9). Afganistani (23.8) dhe Jemeni (15.8).

“Shkalla dhe mizoritë që Izraeli po bën në Gaza janë vërtet tronditëse. Për 100 ditë njerëzit e Gazës kanë duruar një ferr të gjallë. Askush nuk është i sigurt dhe e gjithë popullata është në rrezik nga uria”, tha Sally Abi Khalil, drejtoresha e Oxfam për Lindjen e Mesme.

Sipas saj, është e paimagjinueshme që komuniteti ndërkombëtar po shikon shkallën më vdekjeprurëse të konfliktit të shekullit të 21-të, duke bllokuar vazhdimisht thirrjet për armëpushim. Statistikat e publikuar në media, tregojnë dukshëm pasojat e rënda të sulmeve në Rripin e Gazës. Rreth 23 mijë njerëz janë vrarë që nisja e konfliktit, shumica e të cilëve janë gradhe fëmijë. Organizatat ndërkombëtaren janë shprehur se gjendja është katastrofike dhe se rreth 90% e popullsisë në Gazë vuajnë nga uria.

oxfam lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll