Bota

Dy shqiptarë kapen brenda një ferme kanabisi me vlerë 2.1 milionë paund

Gazeta britanike “Daily Mail” thotë se ferma e kanabisit kishte shërbyer për 145 vite si dyqan i “Wildings”, përpara se të mbyllej dhe të merrej me qira nga shqiptarët.

11 Janar 2024, 21:44 Nga h.k
Dy shqiptarë kapen brenda një ferme kanabisi me vlerë 2.1
Foto ilustruese

BRITANI-Dy shtetas shqiptarë janë dënuar me burg nga një gjykatë në Britani, pasi u kapën gjatë një aksioni anti kanabis në Newport, në Uellsin e Jugut.

Gazeta britanike “Daily Mail” thotë se ferma e kanabisit kishte shërbyer për 145 vite si dyqan i “Wildings”, përpara se të mbyllej dhe të merrej me qira nga shqiptarët.

Bëhet fjalë për shtetasit Adrian Daja, 27-vjeç, and Andi Shabani, 28-vjeç të arrestuar gjatë aksionit të policisë brenda pronës.

Ata shërbenin si fermerë brenda godinës, ku u gjet një sasi tepër e madhe bimësh, plot 3000 rrënjë me vlerë prej 2.1 milionë paund.

Gjykatësja vendosi t’i dënojë me nga dy vite burg shqiptarët, duke u thënë se do të dëbohen pas kryerjes së krimit. Ata ndodheshin ilegalisht në Britaninë e Madhe.

adrian daja

Sondazh

Poll