Bota

Shmanget përshkallëzimi i luftës në Lindjen e Mesme? Blinken: Ka ende rrezik të ndodhë

Sekretari amerikan i Shtetit bëri të ditur se përpjekjet diplomatike “agresive" ishin duke u zhvilluar për të shuar përleshjet midis Hezbollahut dhe Izraelit dhe për të siguruar që njerëzit në të dy anët e kufirit të kthehen në shtëpitë e tyre.

11 Janar 2024, 21:15 Nga A.TH
Shmanget përshkallëzimi i luftës në Lindjen e Mesme?
Antony Blinken

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken deklaroi sot se lufta Izrael-Hamas nuk po shkon drejt një konflikti më të gjerë rajonal, por pranoi se ekziston rreziku që kjo të ndodhë.

"Unë nuk mendoj se konflikti është duke u përshkallëzuar. Ka shumë pika rreziku. Ne po përpiqemi të merremi me secilën prej tyre," deklaroi Blinken.

Blinken vuri në dukje se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë që u bën thirrje rebelëve Houthi të Jemenit të ndalojnë sulmet e tyre në Detin e Kuq.

Ne kemi një numër vendesh që e kanë bërë të qartë se nëse nuk ndalet, ato do të kenë pasoja. Dhe për fat të keq, nuk është ndalur. Por ne duam të sigurohemi që do të ndalet, dhe ne jemi të përgatitur për ta bërë këtë”, tha ai.

Sekretari amerikan i Shtetit bëri të ditur se përpjekjet diplomatike “agresive" ishin duke u zhvilluar për të shuar përleshjet e vazhdueshme midis Hezbollahut dhe Izraelit dhe për të siguruar që njerëzit në të dy anët e kufirit të kthehen në shtëpitë e tyre.

Një tjetër çështje ku u ndal Blinken është Bregu Perëndimor duke siguruar se po punohet për t'u siguruar që Bregu Perëndimor të mos shpërthejë, të marrë flakë. Ai tha gjithashtu se po bëhen përpjekje për t'i dhënë fund luftimeve në Gaza, por se Izraeli duhet të sigurohet që 7 tetori 2023 të mos përsëritet.

Ne gjithashtu duam të shohim fundin e këtij konflikti dhe derisa të përfundojë, të sigurohemi që ndihma humanitare të rritet për njerëzit që kanë nevojë për të”, shtoi ai.

Blinken ka zhvilluar një tur të gjerë këtë javë në në Lindjen e Mesme, Turqi dhe Greqi.

antony blinken

Sondazh

Poll