Bota

Favorizoi veten në rezultatet e kërkimit në dëm të konkurrencës, Google rrezikon të paguajë miliarda dollarë gjobë nga BE

Një këshilltar ligjor i gjykatës së lartë të Bashkimit Evropian tha sot se Google duhet të paguajë një gjobë të madhe.

11 Janar 2024, 20:15 Nga A.TH
Favorizoi veten në rezultatet e kërkimit në dëm të
Google

ANGLI- Google rrezikon të paguajë një gjobë miliarda dollarë për shkak së një kontroll zbuloi që i ka dhënë vetes avantazh të paligjshëm ndaj rivalëve në lidhje me rezultatet e kërkimit. Një këshilltar ligjor i gjykatës së lartë të Bashkimit Evropian tha sot se Google duhet të paguajë një gjobë të madhe.

Avokatja e përgjithshme e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, Juliane Kokott, rekomandoi që të refuzohet apelit i gjigantit të kërkimit për vendimin që është marrë që në vitin 2017. Në një opinion ligjor, Kokott propozoi gjithashtu që mbetet në fuqi gjoba prej 2.6 miliardë dollarë që Komisioni Evropian, mbikëqyrësi kryesor i konkurrencës i BE vendosi për Google.

Komisioni akuzoi kompaninë për drejtimin e padrejtë të vizitorëve në shërbimin e vet Google Shopping në dëm të konkurrentëve. Ishte një nga tre gjobat multimiliardë dollarë që komisioni i vendosi Google-it në dekadën e kaluar, ndërsa Brukseli filloi të shtonte goditjet e tij ndaj industrisë së teknologjisë. Google apeloi në gjykatën më të lartë të BE-së pasi Gjykata e Përgjithshme e ulët refuzoi kërkesat e saj. Opinionet e Avokatit të Përgjithshëm të Gjykatës së Drejtësisë nuk janë ligjërisht të detyrueshme, por shpesh ndiqen nga gjyqtarët e saj. Vendimi përfundimtar i tyre pritet brenda muajve.

“Google, siç u konstatua nga Komisioni dhe u konfirmua nga Gjykata po përdorte pozicionin e tij dominues në tregun e shërbimeve të kërkimit për të favorizuar shërbimin e tij të blerjeve duke shfaqur rezultatit të tij,” tha Gjykata e Drejtësisë në një përmbledhja e opinionit për shtyp.

Kjo preferencë për veten përbën një formë të pavarur abuzimi nga Google. Google bëri ndryshime në vitin 2017 për t'iu përmbajtur vendimit të Komisionit Evropian që kërkon që ajo të trajtojë konkurrentët në mënyrë të barabartë. Kompania filloi të zhvillonte ankande për listat e kërkimit të blerjeve për të cilat do të ofrohej së bashku me shërbime të tjera të krahasimit të blerjeve.

google juliane kokott

Sondazh

Poll