Bota

Irani sekuestron një çisternë nafte e lidhur me SHBA-në në Gjirin e Omanit

Bllokimi i çisternës është një hakmarrje e Iranit lidhur me sekuestron e një çisterne një vit më parë nga SHBA që mbante naftë iraniane në bord.

11 Janar 2024, 20:54 Nga A.TH
Irani sekuestron një çisternë nafte e lidhur me SHBA-në
çisterna

IRAN- Marina iraniane sekuestroi një çisternë nafte të lidhur me SHBA-në në Gjirin e Omanit. Bllokimi i anijes është një kundërpërgjigje ndaj vendimit të gjykatës amerikane një vit me parë, e cila udhëroi që një çisternë me naftë iraniane të shkarkohej në Teksas. Agjencitë zyrtare iraniane të lajmeve deklaruan sot se cisterna ishte sekuestruar me autoritetin e një urdhri të gjykatës iraniane, por lajmi do të shtojë tensionet rreth lirisë së lundrimit në rajon si rezultat i sulmeve të përsëritura rebele Houthi ndaj anijeve në Deti i Kuq.

Miratimi i një resolute në Këshillin e Sigurisë të OKB-së një ditë më parë pritet të sjellë përplasje mes koalicionit të kryesuar nga SHBA-ja dhe rebelëve Houthi në Jemen. Megjithëse Houthit u jepen armë dhe stërvitje nga Irani, kapja e cisternës St Nikolas në brigjet e Omanit nga gjashtë ushtarë të maskuar nuk lidhet drejtpërdrejt me sulmet Houthi. Anija, e cila transportonte naftë irakiane për në Turqi, ndryshoi kurs pas hipjes dhe u nis në drejtim të Bandar-e-Jask në Iran.

Çisterna, e quajtur më parë Suez Rajan, u riemërua pas një çështjeje gjyqësore të gjatë që çoi në shkarkimin e 980,000 tonë naftë iraniane nga anija në Teksas shtatorin e kaluar. Një gjykatë e qarkut amerikan zbuloi se pronarët e anijes kishin lejuar që nafta iraniane e sanksionuar të ngarkohej në Suez Rajan dhe anija u dërgua përfundimisht në Hjuston, ku u shkarkua përmbajtja. Departamenti Amerikan i Drejtësisë tha në atë kohë se nafta në cisternën e menaxhuar nga Greqia dyshohet se po shitej nga Garda Revolucionare e Iranit në Kinë. Irani nuk mori kurrë kompensim për naftën që humbi dhe tani po kërkon hakmarrje duke kapur anijen dhe ekuipazhin e saj prej 15 personash dhe duke e çuar në Iran.

okb

Sondazh

Poll