Bota

VIDEO/ E vranë dhe e futën në një sënduk, momenti ku dy autorët largojnë trupin e 41-vjeçares shqiptare nga banesa

Në videon e regjistruar nga një kamera sigurie e një biznesi aty pranë, shihet partneri i saj dhe bashkëpunëtori duke mbajtur një sënduk, brenda të cilit kishin futur trupin e shqiptares shtatzënë tregohet për mediat. 

11 Janar 2024, 19:09 Nga h.k
VIDEO/ E vranë dhe e futën në një sënduk, momenti ku dy
Foto ilustruese

GREQI-Mediat greke kanë publikuar një video të re të vrasjes së 41 vjeçares shqiptare Gjeorgjia Murati në Selanik.

Në videon e regjistruar nga një kamera sigurie e një biznesi aty pranë, shihet partneri i saj dhe bashkëpunëtori duke mbajtur një sënduk, brenda të cilit kishin futur trupin e shqiptares shtatzënë tregohet për mediat

Në një tjetër video, janë fiksuar lëvizjet e autorëve rreth 4.5 orë pas vrasjes që ata kryen në Kalamaria. Konkretisht, ata duket se po mbajnë një dyshek të ri mbi mjet dhe e çojnë në banesë. Dy të akuzuarit kanë dhënë versione të ndryshme për vrasjen ndërsa mohojnë çdo përfshirje në krimin e rëndë.

Mësohet se partneri i shqiptares ka thënë se ka qenë duke fjetur dhe nuk e di se si dhe pse është vrarë 41 vjeçarja shtatzënë.

vrasje ne greqi

Sondazh

Poll