Aktualitet

Aksident i rëndë në Fier, Range Rover merr përpara motorin, drejtuesi në gjendje të rëndë shëndetësore

Nga aksidenti ka mbetur i lënduar rëndë, drejtuesi i motorit, i cili është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në spital.

11 Janar 2024, 17:35 Nga I.A
Aksident i rëndë në Fier, Range Rover merr përpara motorin,
Foto Ilustruese

FIER- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fier pasditen e sotme. Mësohet se një makinë Range Rover ka përplasur një motor. Nga aksidenti ka mbetur i lënduar rëndë, drejtuesi i motorit, i cili është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në spital.  

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak Rreth orës 17:05, në lagjen “8 Shkurti”, Fier, automjeti tip “Renge rover”, me drejtues shtetasin A. C., është përplasur me një motomjet tip “Honday”. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit dhe identifikimin e personit të dëmtuar.

aksident ne fier

Sondazh

Poll