Aktualitet

Ulja e temperaturave dhe festat e fundvitit, rriten rastet e virozave në vend, në Shkodër 500 të infektuar në javë

Në një situatë të tillë edhe numri i pacientëve dhe vizitave shtohen.

11 Janar 2024, 13:40 Nga N.F
Ulja e temperaturave dhe festat e fundvitit, rriten rastet e virozave në
Foto ilustruese

TIRANË- Ndryshimi i motit dhe ulja e temperaturave si çdo vit tjetër është shoqëruar nga përhapja e gripit dhe virozave. Në një situatë të tillë edhe numri i pacientëve dhe vizitave shtohen. Në vendet më të larta si Kukësi ku termometri ka shënuar deri në -6 gradë në urgjencën numri i pacientëve është trefishuar. Si gjithmonë fëmijët janë më të prekur nga këto viroza dhe në repartin pediatrik regjistrohen deri në 80 vizita mjeksore në ditë nga 25-30 vizita në ditë normale.

Sipas mjekëve përdorimi pa recetë i antibiotikëve është edhe njëra nga shkaqet që popullata po vuan nga patogjenët. Kësaj periudhe virozash nuk i ka shpëtuar as Shkodra e cila regjistron afro 500 të infektuar në javë nga gripi sezonal. Shefja e epidemiologjisë në Shkodër u shpreh se moshat më të prekura janë fëmijët dhe të moshuarit.

Një tjetër qytet i cili po përballet me një numër të shtuar të pacientëve është edhe Fieri. Nga 1 janari numri i pacientëve të paraqitur në urgjencë ka arritur në 1300 nga 110-120 vizita në 24 orë. Ndryshe nga vendet  e tjera në Fier ky numër po vjen e ulet. Përveç uljes së temperaturave një tjetër shkaktar i kësaj situate janë festat e fundvitit pasi vjen me një fluks të madh emigrantësh të prekur me viroza të stinës.

viroza grip kukes moti

Sondazh

Poll