Aktualitet

“Stina” e virozave/ Infektivi i QSUT, paraqiten rreth 80 raste në ditë

Mjeku infeksionist Gentian Stroni thotë se pritet që numri i të sëmurëve të shtohet në ditët në vijim, ndersa tregon edhe simptomat më të shpeshta.

11 Janar 2024, 17:01 Nga h.k
“Stina” e virozave/ Infektivi i QSUT, paraqiten rreth 80 raste
Foto ilustruese

TIRANË-Në vendin tonë po mbizotëron gripi, pasuar nga virozat e stinës, e më rrallë ka edhe raste me COVID 19. Mjeku infeksionist Gentian Stroni thotë se pritet që numri i të sëmurëve të shtohet në ditët në vijim, ndersa tregon edhe simptomat më të shpeshta.

"Çdo ditë në spitalin infektiv paraqiten rreth 80 qytetarë me simptoma të gripit, virozave të stinës por edhe të Covid 19. Dy ditët e fundit numri është rritur duke shkuar në 100 persona. Por vetëm 5 apo 6 prej tyre kanë nevojë për ndihmë të specializuar mjekësore.”-tha Stroni. 

Një numër i lartë qytetarësh po neglizhojnë vizitën tek mjeku i familjes, duke iu drejtuar spitaleve edhe nëse simptoma nuk është serioze. Stroni tregon se kur duhet të paraqitemi në urgjencë.

 

virozat stinore ne shqiperi

Sondazh

Poll