Aktualitet

Iu gjet një thikë në makinë, arrestohet 26-vjeçarja në Tropojë

Arrestimi i saj u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, në automjetin tip “Benz” me të cilin ajo po qarkullonte në aksin rrugor “Bajram Curri-Dubravë”, u gjet 1 mjet prerës (thikë), që e posedonte pa leje.

11 Janar 2024, 13:48 Nga M.B
Iu gjet një thikë në makinë, arrestohet 26-vjeçarja
Foto ilustruese

TROPOJË- Policia në Tropojë ka arrestuar në flagrancë një 26-vjeçare me inicialet E. B., banuese në Bajram Curri. Arrestimi i saj u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, në automjetin tip “Benz” me të cilin ajo po qarkullonte në aksin rrugor “Bajram Curri-Dubravë”, u gjet 1 mjet prerës (thikë), që e posedonte pa leje. Thika u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

tropoje policia arrestim

Sondazh

Poll