Aktualitet

Aksident zinxhir në Dimal, përplasen 3 makina, dy të lënduar

Mësohet se në aksident janë përfshirë 3 makina, të cilat janë përplasur njëra pas tjetrës.

11 Janar 2024, 15:41 Nga I.A
 
Aksident zinxhir në Dimal, përplasen 3 makina, dy të lënduar
Aksidenti

DIMAL- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Dimal. Mësohet se në aksident janë përfshirë 3 makina, të cilat janë përplasur njëra pas tjetrës.

Nga përplasja kanë mbetuar të lënduar drejtuesit e dy makinave, ndërkohë që dëmet materiale janë të shumta. Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor. 

aksident ne dimal

Sondazh

Poll