Aktualitet

Ndryshime në Akademinë e Shkencave/ Shkarkohen drejtorët e instituteve në gjysmën e mandatit, emërohen të rinj

Këto ndryshime vijnë një ditë pasi Akademia e Shkencave miratoi ndryshimet në statut të propozuara nga kryesia, në një kapitull të tërë që ka të bëjë me integrimin e Instituteve albanologjike në Akademinë e Shkencave pas Mbylljes së Akademisë Albanologjike, pavarësisht debateve dhe argumenteve kundër nga akademikët Aurela Anastasi, Beqir Meta dhe Artan Fuga.

11 Janar 2024, 12:02 Nga r.ll
Ndryshime në Akademinë e Shkencave/ Shkarkohen drejtorët e
akademia e shkencave

TIRANË- Akademia e Shkencave ka shkarkuar drejtorët e institucioneve që ishin në gjysmën e mandatit dhe ka emëruar të rinj.

Këto ndryshime vijnë një ditë pasi Akademia e Shkencave miratoi ndryshimet në statut të propozuara nga kryesia, në një kapitull të tërë që ka të bëjë me integrimin e Instituteve albanologjike në Akademinë e Shkencave pas Mbylljes së Akademisë Albanologjike, pavarësisht debateve dhe argumenteve kundër nga akademikët Aurela Anastasi, Beqir Meta dhe Artan Fuga.

Kush janë drejtorët e rinj të Instituteve Albanologjike: 

Akademikun Adem Bunguri, drejtor i ri Institutit të Arkeologjisë, shkarkohet Prof. asoc. dr. Belisa Muka;

Prof. dr. Hamit Kaba, drejtor i ri Institutit të Historisë, shkarkohet Prof. asoc. dr. Afrim Krasniqi;

Akad. Valter Memisha, drejtori i ri i Institutit të Gjuhësisë e Letërsisë, shkarkohet Prof. dr. Artur Lama;

Prof. asoc. dr. Olsi Lelaj, drejtori i ri i Institutit të Antropologjisë, shkarkohet Prof. asoc. dr. Nebi Bardhoshi;

Akad. asoc. Stefan Çapaliku, dr. i Qendrës së Studimit të Arteve.

akademia e shkencave

Sondazh

Poll