Aktualitet

Ekzekutimi i Gëzim Sinomatit në Vlorë, shoqërohen disa persona

Kujtojmë se një ditë më parë, RENEA kreu kontrolle të shumta në qytetin e Vlorës pasi kishte dyshime se vrasësit e Gëzim Sinomatit, fshihen brenda në qytet. 

11 Janar 2024, 12:08 Nga r.ll
Ekzekutimi i Gëzim Sinomatit në Vlorë, shoqërohen disa
gezim sinomati

VLORË- Disa persona janë shoqëruar në polici në lidhje me ekzekutimin me snajper të Gëzim Sinomatit para 4 ditësh në Vlorë. 

Kujtojmë se një ditë më parë, RENEA kreu kontrolle të shumta në qytetin e Vlorës pasi kishte dyshime se vrasësit e Gëzim Sinomatit, fshihen brenda në qytet. 

Si ndodhi ngjarja? 

Ngjarja ndodhi në qytetin bregdetar rreth orës 22:05 të mbrëmjes së 7 janar 2024 në rrugën “Hajro Çakërri”, afër poliklinikës qendrore. 23 vjeçari- Gëzim Sinomati u ekzekutua në ballkonin e banesës së tij, në katin e tretë të një pallati, ku kishte dalë për të pirë një cigare. 

Sinomati është djali i Sokol Sinomatit i njohur si 'buzëderri', ish-anëtarit të bandës së Gaxhait në vitin 1997 në Vlorë i cili është arrestuar për vrasjen e një personi në vitin 2000. Ndërsa 2 vite më parë, në 3 janar të vitit 2022, xhaxhait të viktimës, Bernardo Sinomatit i vunë 150 gram lëndë plasëse tritol në makinën që e kishte parkuar në të njëjtën lagje ku mbrëmjen e sotme iu ekzekutua nipi 23 vjeçar. Një nga pistat e hetimit është hakmarrja por dyshohet dhe ajo e trafikut të drogës apo konfliktet mes grupeve kriminale./Dosja.al

 

gezim sinomati

Sondazh

Poll