Aktualitet

Vrasja në Greqi/ U përdhunua nga vëllai i njerkës, zbardhet dëshmia e 18-vjeçares, zbulon kërcënimet nga Erjon Pelivani

Rrëfimi i saj pas abuzimeve seksuale nga vëllai i njerkës solli që babai i vajzës të merrte vendimin për të kryer aktin e rëndëduke vrarë kunatin e tij, Erjon Pelivanin.

11 Janar 2024, 12:27 Nga N.F
Vrasja në Greqi/ U përdhunua nga vëllai i njerkës, zbardhet
Fatmir Tarellari dhe Erjon Pelivani

GREQI- Ngjarja e rëndë e regjistuar në Volos të Greqisë ka tronditur vendin fqinj por gjithashtu edhe vendin tonë me historinë e përdhunimit të 18-vjeçarës shqiptare. Rrëfimi i saj pas abuzimeve seksuale nga vëllai i njerkës solli që babai i vajzës të merrte vendimin për të kryer aktin e rëndë duke vrarë kunatin e tij, Erjon Pelivanin.

Ndërsa sipas raportimeve nga mediat greke mësohet se vajza ka deklaruar se ngacmimet nga ana e 33-vjeçarit kishin nisur që nga mosha 9-vjeçare ndërsa përdhunimet nga mosha 12 dhe 14-vjeçare. Në moshën 14-vjeçare vajza i kishte thënë Pelivanit se nëse do të vazhdonte t'a abuzonte do të denonconte gjithçka.

Pas largimit të vajzës për të studiuar 33-vjeçari kishte nisur kërcënimet se nëse nuk do t'i jepte para do të publikonte pamjet e regjistruara. Pelivani dyshohet se e ka kërcënuar 18-vjeçaren duke i thënë se “nëse flet do të lëndohesh”.

“Do t’i postoj që t’i shohin të gjithë”, dyshohet se i ka thënë Pelivani. Videot si dhe mesazhet shantazhuese janë tashmë në duart e policisë greke. Avokati i babait 50-vjeçar tha gjithashtu se vajza u kishte thënë motrave të saj për disa ngacmime seksuale, por jo për përdhunime apo të përmendte emrin e personit.

greqi vrasje fatmir tarellari erjon pelivani

Sondazh

Poll