Aktualitet

Po luante në oborrin e shkollës, dëmtohet me mjet prerës 13-vjeçari në Tiranë

Ngjarja ka ndodhur në oborrin e shkollës, teksa mësohet se 13-vjeçari tjetër është shoqëruar në komisariat, në praninë e prindërve, për sqarime të mëtejshme.

11 Janar 2024, 12:46 Nga r.ll
Po luante në oborrin e shkollës, dëmtohet me mjet prerës
foto ilustruese

TIRANË- Një 13-vjeçar ka mbetur i plagosur sot në Tiranë, pasi është dëmtuar me mjet prerës teksa luante me një bashkëmoshatar.

Ngjarja ka ndodhur në oborrin e shkollës, teksa mësohet se 13-vjeçari tjetër është shoqëruar në komisariat, në praninë e prindërve, për sqarime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.01.2024, në oborrin e shkollës "1 Qershori", duke luajtur me një bashkëmashatar, është dëmtuar, dyshohet me mjet të mprehtë, një 13-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

13-vjeçari tjetër është shoqëruar në komisariat, në praninë e prindërve, për sqarime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

tirane

Sondazh

Poll