Sport

Benfica kryeson listën e “Top 10” klubeve, që kanë fituar më shumë para nga shitja e lojtarëve të rinj midis 2014 dhe 2023...

Studimi i CIES ka bërë një listë për dhjetë klubet, të cilat kanë siguruar më tepër të ardhura nga shitja e lojtarëve të rinj. Portugezët e Benficas në krye, e ndjekur nga Ajax.

10 Janar 2024, 16:58 Nga DOSJA
Benfica kryeson listën e “Top 10” klubeve, që kanë

ZVICER - Observatori i Futbollit (CIES) publikoi një studim këtë të mërkurë, që vendos Benfican në krye të “Top 10” klubeve në mbarë botën që, midis 2014 dhe 2023, fituan më shumë para nga shitja e lojtarëve të rinj. 

“Shqiponjat” kryesojnë renditjen me një total prej 516 milionë euro për periudhën në fjalë, të ndjekur nga Ajax (376 milionë €) dhe Lyon (370 milionë €) që mbyllin “Top-3”.

Shihni “Top 10” dhe vlerat në fjalë:

1 - Benfica (516 milionë €)
2 - Ajax (376 milionë €)
3 - Lyon (370 milionë €)
4 - Real Madrid (364 milionë €)
5 - Chelsea (347 milionë €)
6 - Monaco (325 milionë €)
7 - Sporting (306 milionë €)
8 - Tottenham (256 milionë €)
9 - Manchester City (254 milionë €)
10 - Atalanta (250 milionë €)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CIES Football Observatory (@cies_football)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll