Bota

Dalja e parë që pas zhdukjes/ Navalny ironizon festën e mbajtur në Moskë teksa lufta vazhdon: Ishte festë normale apo karaoke

Rusia ka nisur hetime tatimore, shëndetësore dhe penale pasi imazhet nga një festë e mbajtur nga blogerja Nastya Ivleeva muajin e kaluar nxiti ankesa nga veteranët e pushtimit rus të Ukrainës , të cilët thanë se të pasurit dhe të famshmit e Moskës po festonin ndërsa vendi ishte në luftë.

10 Janar 2024, 22:53 Nga A.TH
Dalja e parë që pas zhdukjes/ Navalny ironizon festën e mbajtur
alexei navalny

RUSI- Udhëheqësi i burgosur i opozitës ruse, Alexei Navalny, në daljen e tij publike pas zhdukjes ka bërë një reagim ironizues ndaj një "feste pothuajse të zhveshur" në Moskë, pasi autoritetet mbyllën përkohësisht klubin e natës ku ndodhi festa.

"A keni pasur festë?" Navalny pyeti përfaqësuesin e autoriteteve të burgut gjatë një paraqitjeje në gjykatë me video-konferencë nga kolonia penale IK-3 në rajonin Yamalo-Nenets. 

Rusia ka nisur hetime tatimore, shëndetësore dhe penale pasi imazhet nga një festë e mbajtur nga blogerja Nastya Ivleeva muajin e kaluar nxiti ankesa nga veteranët e pushtimit rus të Ukrainës , të cilët thanë se të pasurit dhe të famshmit e Moskës po festonin ndërsa vendi ishte në luftë, shkruajnë mediat e huaja.

Navalny bëri shaka rreth ngjarjes në daljen e tij të parë publike që kur u zhduk papritur muajin e kaluar, duke filluar një udhëtim gati njëmujor në një burg të largët të Rrethit Arktik të quajtur "Ujku Polar", ku ai u dënua me 19 vjet nën një "regjim të veçantë". 

Në videon nga burgu, Navalny dukej i dobësuar me kokën e rruar, por i qeshur teksa tallej me bujën e festës, duke pyetur autoritetet ruse nëse kishin mbajtur një “festë normale apo një festë karaoke”, duke shkaktuar të qeshura te një gjyqtar. Padia e tij kundër autoriteteve të burgut për kushtet e tij të rënda dhe dënimet disiplinore u hodh poshtë.

alexei navalny

Sondazh

Poll