Bota

OKB do të votojë një rezolutë që kërkon ndalimin e sulmeve në Detin e Kuq

Draft rezoluta e SHBA-së thotë se sulmet Houthi po pengojnë tregtinë globale dhe minojnë të drejtat dhe liritë e lundrimit, si dhe paqen dhe sigurinë rajonale

10 Janar 2024, 22:18 Nga A.TH
OKB do të votojë një rezolutë që kërkon ndalimin e
foto ilustruese

SHBA- Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të votojën një rezolutë që do të dënojë dhe kërkojë ndalimin e menjëhershëm të sulmeve nga rebelët Houthi të Jemenit ndaj anijeve tregtare në zonën e Detit të Kuq.

Draft rezoluta e SHBA-së, thotë se sulmet Houthi po pengojnë tregtinë globale dhe minojnë të drejtat dhe liritë e lundrimit, si dhe paqen dhe sigurinë rajonale, shkruajnë mediat e huaja.

Zëvendës ambasadori i SHBA-së Robert Wood u tha gazetarëve përpara votimit se qëllimi i rezolutës është të dërgojë një mesazh se sulmi ndaj transportit tregtar është i papranueshëm dhe duhet të ndalet. "Ne shpresojmë se do të kalojë, nuk e di se si do të votojë një anëtar i Këshillit të Sigurimit”, tha ai.

Wood i referohej Rusisë, e cila ngriti pyetje javën e kaluar në lidhje me ndikimin e një rezolute në përpjekjet për paqe në Jemen dhe përhapjen e luftës Izrael-Hamas. Ajo mund të abstenojë ose të vërë veton ndaj rezolutës.

Houthit e mbështetur nga Irani, të cilët janë përfshirë në një luftë civile me qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Jemenit që nga viti 2014, janë shprehur se i kanë nisur sulmet me synimin për t'i dhënë fund ofensivës shkatërruese ajrore dhe tokësore të Izraelit në Rripin e Gazës.

sulmet ne detin e kuq okb

Sondazh

Poll