Bota

Deklarata e fortë e Koresë së Jugut në OKB: Kim Jong po përdor Ukrainën për të testuar armët bërthamore

Pjesa më e madhe e diskutimit në Këshillin e Sigurisë të OKB-së u përqëndrua në rolin e Koresë së Veriut dhe të Iranit për të furnizuar me armë Rusinë në luftën kundër Ukrainës.

10 Janar 2024, 20:18 Nga A.TH
Deklarata e fortë e Koresë së Jugut në OKB: Kim Jong po
foto ilustruese

SHBA- Këshilli i Sigurimit i OKB-së është mbledhur sot për të diskutuar për luftën në Ukrainë. Pjesa më e madhe e diskutimit u përqëndrua në rolin e Koresë së Veriut dhe të Iranit për të furnizuar me armë Rusinë në luftën kundër Ukrainës.

Mediat e huaja raportuan se shumë anëtarë u bëjnë thirrje dy vendeve që të ndërpresin tregtinë e tyre me Moskën. Përfaqësuesi i Koresë së Jugut në OKB deklaroi se Koreja e Veriut po përdor Ukrainën si një terren testimi, pasi i ka ofruar Rusisë armë për t’i përdorur në konflikt.

“Raketat me rreze të shkurtër të ofruara nga Koreja e Veriut u hodhën në Ukrainë në dhjetor dhe janar. Koreja e Jugut e dënon fuqishëm këtë. Duke eksportuar raketa në Rusi, Koreja e Veriut po përdor Ukrainën si një vend testimi të raketave bërthamore", theksoi përfaqësuesi i Koresë së Jugut.

Ndërsa luftimet vijojnë dhe janë ashpërsuar që nga fundi i dhjetorit, delegatë nga Ukraina, vendet e G7 dhe vendet me një qëndrim neutral ndaj luftës thuhet se morën pjesë në një takim sekret muajin e kaluar. Takimi u mbajt në fshehtësi pasi disa nga pjesëmarrësit, përfshirë Indinë dhe Arabinë Saudite -janë përpjekur të ruajnë marrëdhënie të mira me Rusinë. Në bisedime nuk u ftuan delegatë nga Moska, ndërsa Kina, Brazili dhe Emiratet e Bashkuara Arabe e refuzuan ftesën. Në këtë takim u diskutua për nisjen e negociatave dhe gjetjen e zgjidhjes përmes marrëveshjeve mes dy vendeve. Rusiae e ka konsideruar farsë takimin sekret.

këshilli i sigurimit i okb

Sondazh

Poll