Bota

E RËNDË në Teksas/ Tentoi t’i jepte pilulë për gjumë, djali vret nënën dhe babain me armë gjahu

Policia shkoi në shtëpinë e familjes Carnes jashtë Georgetoën, Teksas dhe u përballën me Seth Carnes, i cili doli nga shtëpia me njërën dorë lart dhe tjetrën duke mbajtur një filxhan kafeje.

10 Janar 2024, 22:29 Nga A.TH
E RËNDË në Teksas/ Tentoi t’i jepte pilulë për
seth carnes

TEKSAS- Një gjykatës në pension në Teksas dhe gruaja e tij u gjetën të vrarë me armë gjahu brenda shtëpisë së tyre. Policia arrestoi djalin e tyre, Seth Carnes, 45 vjeç, i cili sipas policisë pranoi se vrau prindërit sepse nuk pranoi të merrje një pilulë për gjumin.

Seth Carnes, u arrestua dhe u akuzua për vrasjen e ish-gjyqtarit të kontesë Williamson, Alfred "Burt" Carnes dhe Susan Carnes, të dy 74 vjeç. Ai dyshohet se u tha detektivëve se nuk e dinte vërtet se çfarë ndodhi, por ishte në dijeni se kishte qëlluar prindërit e tij me një armë gjahu Remington 870 që e mbante në komodinë në garazhin e rindërtuar të prindërve të tij, ku jetonte.

Djali tha se besonte se nëna e tij po përpiqej t'i fuste një pilulë gjumi në gojën e tij që ai nuk donte ta merrte. Ai tregoi se nuk kishte asnjë arsye që ai të qëllonte nënën e tij përveç pilulës së gjumit, shkruajnë mediat e huaja.

Kur një hetues e pyeti se pse Carnes qëlloi të atin, ai u citua të thoshte: "Sapo kërkova diçka dhe mendova se do ta mbaroja punën". Pak para mesnatës së të hënës, vajza e Seth Carnes telefonoi 911, duke thënë se babai i saj kishte qëlluar gjyshin e saj, sipas një njoftimi për shtyp nga Zyra e Sherifit të Qarkut Williamson, raportojnë mediat e amerikane.

Policia shkoi në shtëpinë e familjes Carnes jashtë Georgetoën, Teksas dhe u përballën me Seth Carnes, i cili doli nga shtëpia me njërën dorë lart dhe tjetrën duke mbajtur një filxhan kafeje. Oficerët hynë në shtëpi dhe gjetën Alfred Carnes të vdekur në dyshemenë e dhomës së ndenjes, Trupi i Susan Carnes u gjet në dhomën e gjumit të djalit të saj. Seth Carnes po mbahet në burgun e kontesë Williamson pa garanci. Vrasja kapitale në Teksas dënohet me burgim të përjetshëm ose me vdekje.

vrasje ne teksas seth carnes

Sondazh

Poll