Bota

Vizita e parë e një kryeministri irlandez në Kosovë, Kurti pret në aeroport Leo Varadkar

Ditën e nesërme do të ketë ceremoni shtetërore për kryeministrin irlandez.

10 Janar 2024, 20:37 Nga r.ll
Vizita e parë e një kryeministri irlandez në Kosovë, Kurti
pamje nga pritja ne aeroport

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur sonte në aeroportin e Prishtinës Kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar.

Kjo është hera e parë që një kryeministër irlandez viziton Kosovën. Ditën e nesërme do të ketë ceremoni shtetërore për kryeministrin irlandez.

“Sonte në aeroportin e Prishtinës e mirëpritëm Kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar në vizitën e parë ndonjëherë të një kryeministri irlandez në Kosovë. Mirë se vini në Republikën e Kosovës, z. Varadkar”, ka shkruar Kurti në Facebook.

albin kurti leo varadkar

Sondazh

Poll