Bota

Negociata të reja mes Izraelit dhe Hamasit për lirimin e pengjeve

Haaretz thotë se propozimi do të lirojë pengjet në disa grupe në këmbim të kalimit të sigurt nga Gaza në mërgim për udhëheqësit e Hamasit dhe një tërheqje nga Forcat e Mbrojtjes izraelite nga Rripi i Gazës.

10 Janar 2024, 22:28 Nga A.TH
Negociata të reja mes Izraelit dhe Hamasit për lirimin e pengjeve
foto ilustruese

IZRAEL- Pavarësisht luftës në Rripin e Gazës, diplomacia nuk ka rreshtuar se bëri përpjekjet e saj për të liruar pengjet izraelite. Kabineti i Luftës së Izraelit do të diskutojë një propozim të ri të Katarit në lidhje me lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi. Gazeta izraelite Haaretz zbuloi disa detaje të tjera mbi përpjekjet e reja për lirimin e pengjeve.

Haaretz thotë se propozimi do të lirojë pengjet në disa grupe në këmbim të kalimit të sigurt nga Gaza në mërgim për udhëheqësit e Hamasit dhe një tërheqje nga Forcat e Mbrojtjes izraelite nga Rripi i Gazës.

The Guardian shkruan se një delegacion izraelit vizitoi Kajron ditën e sotme për diskutime me politikanët egjiptianë mbi një shkëmbim të mundshëm të pengjeve të mbajtura nga Hamasi me të burgosurit palestinezë të mbajtur nga Izraeli, duke cituar një zyrtar egjiptian.

Më shumë se 100 pengje u liruan nga Hamasi gjatë një armëpushimi shtatë-ditor në nëntor, por përpjekjet për të negociuar lirinë për 136 që mbeten në Gazë kanë ngecur që atëherë. Që atëherë ka patur disa përpjekje për të gjetur një tjetër marrëveshje, por tentativat dështuan për shkak të kushteve të secilës palë.

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll