Bota

Telashet nuk kanë të sosur për qeverinë e Melonit, ministri italian akuzohet se posedon një pikturë të vjedhur

Vittorio Sgarbi, një kritik i njohur i artit, akuzohet gjithashtu se ka modifikuar pikturën për të fshehur origjinën e saj.

10 Janar 2024, 20:14 Nga A.TH
Telashet nuk kanë të sosur për qeverinë e Melonit, ministri
vittorio sgarbi

ITALI- Qeveria italiane është përfshirë në një polemikë të re pasi ministri i ri i Kulturës, Vittorio Sgarbi u vu nën hetim për shkak se u akuzua ishte në posedim të një pikture të shekullit të 16-të që është vjedhur më shumë se një dekadë më parë.

Vittorio Sgarbi, një kritik i njohur i artit, akuzohet gjithashtu se ka modifikuar pikturën për të fshehur origjinën e saj. Prokurorët thanë se po hetonin Sgarbin, ndërsa vetë ministri i ka mohuar akuzat, raportojnë mediat e huaja.

Margherita Buzio, pronarja e “Kapjes së Shën Pjetrit”, një pikturë e artistit Rutilio Manetti, raportoi punën e vjedhur nga kështjella e saj në Piemonte në vitin 2013, duke i thënë policisë në atë kohë se kanavaca ishte hequr nga korniza e saj. Një person i identifikuar si mik i Sgarbit dyshohet se ka vizituar kështjellën disa javë më parë për të pyetur për blerjen e pikturës.

Piktura, e cila u dëmtua gjatë vjedhjes, sipas pretendimeve iu besua për riparim disa muaj më vonë një restauratori arti. Restauruesi tha për Report se vepra e artit që iu dha ishte piktura e vjedhur dhe se atij iu kërkua të shtonte një qiri në këndin e sipërm majtas në mënyrë që ta bënte më pak të identifikueshme.

Ai tha se piktura e modifikuar ishte e njëjta vepër arti e paraqitur nga Sgarbi në një ekspozitë në Luça në 2021. Sgarbi sqaroi se piktura në ekspozitë ishte versioni origjinal i “Kapjes së Shën Pjetrit”, të cilin ai tha se e gjeti gjatë restaurimit të një vile të braktisur të blerë nga nëna e tij në Viterbo në vitin 2000. Ai tha se piktura e vjedhur nga kështjella ishte një kopje e keqe prodhuar në shekullin e 19-të.

“Stili i Manettit ishte pikërisht ai, vendoste qirinj kudo. Piktura ime është origjinale, tjetra është një kopje e bërë keq,", deklaroi ministri italian. Partitë opozitare kanë bërë thirrje që Sgarbi të shkarkohet. Lëvizja Pesë Yjet tha se do të paraqiste një mocion në parlament për shkarkimin e Sgarbit.

vittorio sgarbi

Sondazh

Poll