Bota

Kërkon taksë për të pasurit, milionerja austriake planifikon të dhurojë 25 milionë euro 50 personave të ndryshëm

Në shenjë proteste ndaj vendimit të Austrisë, i cili nuk lejon tatimin mbi trashëgiminë, Marlene Engelhorn, e cila është 31 vjeç dhe jeton në Vjenë, dëshiron që 50 austriakë të përcaktojnë se si duhet të rishpërndahen trashëgimia e saj.

10 Janar 2024, 20:08 Nga A.TH
Kërkon taksë për të pasurit, milionerja austriake planifikon
marlene engelhorn

AUSTRI- Një milionere austro-gjermane po organizon shpërndarjen e pasurisë të trashëguar nga gjyshja e saj. Në shenjë proteste ndaj vendimit të Austrisë, i cili nuk lejon tatimin mbi trashëgiminë, Marlene Engelhorn, e cila është 31 vjeç dhe jeton në Vjenë, dëshiron që 50 austriakë të përcaktojnë se si duhet të rishpërndahen 25 milionë eurot e trashëgimisë së saj.

“Kam trashëguar një pasuri, pra edhe pushtet, pa bërë asgjë për të. Dhe shteti nuk dëshiron as taksa mbi të,” tha ajo. Marlene është pasardhëse e Friedrich Engelhorn, themeluesit të kompanisë gjermane kimike dhe farmaceutike, BASF, dhe trashëgoi miliona kur gjyshja e saj vdiq në shtator 2022, shkruan BBC

Pasuria e Traudl Engelhorn-Vechiatto u vlerësua nga revista amerikane Forbes në 4.2 miliardë dollarë dhe madje para se të vdiste, mbesa e saj kishte deklaruar se donte të shpërndante rreth 90% të trashëgimisë së saj. Kështu që, sot janë dërguar përmes postës ftesa për 100 mijë austriakë të zgjedhur rastësisht.

Ata që dëshirojnë të marrin pjesë në nismën e Engelhorn, e njohur si Këshilli i Mirë për Rishpërndarjen, mund të regjistrohen përmes internetit ose me telefonit. Nga ai kampion fillestar prej 10,000 austriakë të cilët janë të gjithë të moshës mbi 16 vjeç, do të zgjidhen 50 persona.

“Nëse politikanët nuk bëjnë punën e tyre dhe rishpërndajnë, atëherë unë duhet ta rishpërndaj vetë pasurinë time”, shpjegoi ajo në deklaratën e saj. Në maj 2022, Marlene Engelhorn iu bashkua një grushti milionerësh në Davos duke bërë thirrje për taksim më të madh të të pasurve.

marlene engelhorn

Sondazh

Poll