Bota

“NATO ka vdekur, SHBA do largohet”/ Zyrtari i BE-së zbulon bisedën private të ish-presidentit Trump me presidenten e KE-së

Sipas Thiery Breton, në një takim në Forumin Ekonomik Botëror të Davos, Trump është shprehur se nëse BE do të sulmohej ushtarakisht, Shtetet e Bashkuara nuk do t’i vijnë në ndihmë.

10 Janar 2024, 19:24 Nga A.TH
“NATO ka vdekur, SHBA do largohet”/ Zyrtari i BE-së zbulon
donald trump

BRUKSEL- Një nga politikanët më të lartë të Evropës, komisioneri europian Thiery Breton zbuloi një bisedë private të ish presidentit amerikan Donald Trump me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Sipas Breton, në një takim në Forumin Ekonomik Botëror të Davos, Trump është shprehur se nëse BE do të sulmohej ushtarakisht, Shtetet e Bashkuara nuk do t’i vijnë në ndihmë.

“Duhet të kuptoni se nëse Evropa është nën sulm, ne nuk do të vijmë kurrë për t'ju ndihmuar dhe për t'ju mbështetur,” është shprehur Trump në vitin 2020. Madje, ish presidenti në atë kohë paralajmëroi daljen e SHBA-së nga NATO, duke kujtuar edhe një borxh prej 400 milionë dollarë që Gjermania nuk kishte paguar

“Meqë ra fjala, NATO ka vdekur dhe ne do të largohemi, do të dalim nga NATO. Më keni borxh 400 miliardë dollarë, sepse nuk paguani, ju gjermanë, atë që duhej të paguanit për mbrojtjen," ka deklaruar Trump, sipas Breton për takimin e tensionuar, ku diskutohej tregtia e atëhershme e BE-së. I pranishëm ishte edhe shefi Phil Hogan.

Breton e tregoi anekdotën në një ngjarje në Parlamentin Evropian në Bruksel dje, vetëm disa ditë përpara se Partia Republikane të nisë procesin zgjedhor në Iowa, gara ku Trump pretendon të konfirmohet kandidat për president i SHBA-së. Brukseli wshtw frikësuar për mundësinë e rikthimit të Trump në krye presidencës amerikane, raportojnë mediat e huaja.

Këtë episod, Breton e përdori për të bërë thirrje që të rriten përpjekjet për prodhimin e armëve.

"Kjo ishte një thirrje e madhe zgjimi dhe ai mund të kthehet. Kështu që tani më shumë se kurrë, ne e dimë se jemi vetëm”, tha Breton për Donald Trump.

donald trump ursula von der leyen

Sondazh

Poll