Politike

Grabitën paratë e pensioneve, Rama reagon për kapjen e hajdutëve: Dëshmi për rritjen e forcës goditëse të Policisë, sp

7 Nëntor 2019, 14:25 Nga DOSJA
Grabitën paratë e pensioneve, Rama reagon për kapjen e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reguar lidhur me arrestimin e 6 personave, të cilët dyshohen se vodhën 130 milionë lekë të vjetra nga Posta e Krujës.

Me anë të një statusi të tij në Twitter, Rama shkruan se kapja e autorëve në një kohë rekord ishte një shembull e goditjes së grupeve kriminale nga Policia. 

Kapja e menjëhershme e autorëve të vjedhjes së kasafortës së pensioneve në Krujë,që zbardh edhe disa grabitje të të njëjtëve autorë,një tjetër dëshmi e rritjes së forcës goditëse të Policisë së Shtetit dhe gatishmërisë së saj për sprovën e afërt kundër Krimit të Organizuar & KÇK,”-shkruan Rama. 

Ditën e sotme, Policia ka arrestuar 6 persona të dyshuar si grabitësit e 130 milionë lekëve të vjetra në Postën e Krujës. Mësohet se gjatë aksionit të Policisë, të arrestuarve u janë sekuestruar një sasi nga paratë që u grabitën, makina të vjedhura, armë dhe sende të tjera, që i përdornin për hapjen e kasafortave. Kanë qënë gjurmët e gishatave “thembra e Akilit” të grabitësve, që kanë nxjerrë të dhëna që kanë sjellë edhe identifikimin e tyre.

Por çfarë është KÇK?

Sipas Ramës, “KÇK është grupi më i madh kriminal në Shqipëri”, ku janë përfshirë prokuror dhe gjyqtar që do largohen nga Vettingu. Kreu i qeverisë ka premtuar që brenda këtij muaji, Policia do të bëjë një megaoperacion për goditjen e bandave që operojnë në vend. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama grabitet posta ne kruje ligji special per kck posta e krujes edi rama grabitet posta ne kruje ligji special per kck posta e krujes

Sondazh

Poll